Kapshtica “pikë makthi” për emigrantët shqiptarë, mbeten në pritje fëmijë e të moshuar

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës vijon të mbetet një makth i keq për qytetarët shqiptarë.

Ditën e sotme mësohet se në pritje janë qindra automjete me gra fëmijë të moshuar e të sëmurë të cilët presin të kalojnë kufirin.

Sportelet janë mbyllur që në orën 08:30, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash për të kaluar kufirin.

Kujtojmë se, Greqia vendosi ditën e djeshme që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.


Shtuar 29.08.2020 09:53