Koronavirusi ka izoluar italianët në shtëpitë e tyre, masë kjo e marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
Me sheshet e rrugët e boshatisura, qytetarët, në zona të ndryshme të vendit fqinj, kanë dalë në ballkonet e tyre dhe kanë kënduar në kor.
Nga veriu në jug, të gjithë të mbyllur, por sërish të bashkuar duke kënduar dhe kërcyer.