Noizy e quajti dhëmbë-kalbur, Dasara flet për sherrin e bujshëm me reperin

Dasara Karaiskaj, e intervistuar nga Ronaldo Sharka për “Mes Yjesh” në Ora News, ka folur për sherrin e bujshëm me reperin Noizy.

Ronaldo Sharka: Si ndihet një bashkëshort italian, kur sheh që një reper shqiptar me shumë influencë, Noizy i thotë bashkëshortes së tij dhëmbë kalbur. Meqë ra fjala i ke rregulluar dhëmbët?

Dasara Karaiskaj: Unë nuk i kam pasur të prishur dhëmbët në atë kohë. Unë besoj që dhe ai vetë e kuptoi që zbriti shumë poshtë në nivel, në mënyrën se si më komentoi. Unë fola për muzikën që në fund të fundit kam të drejtën time të mos më pëlqejë. Nuk u mora as me buzët e trasha, as me dhëmbët… Sepse gomari nuk çalon nga dhëmbët përgjithësisht dhe as nga veshët! Në atë kohë unë kisha bërë transplant dhëmbësh. Dhe nga që kisha bërë transplantim, ishte normale që të kisha mishin e dhëmbëve të nxirë, por që nuk më bëhet vonë fare për këtë domethënë!

Ronaldo Sharka: Me Noizyn ke pasur mundësi këto muaj të takohesh, të ka shkruar në Instagram për sqarim?

Dasara Karaiskaj: Jo, nuk ka rendësi, nuk është e nevojshme kam përshtypjen, fare.

Ronaldo Sharka: Ti u mërzite kur pe postimet në Instagram?

Dasara Karaiskaj: Jo, por u habita sepse isha gati për t’u futur në trasmetim, në emision. Filloi një lum mesazhesh, u ndjeva e viktimizuar sepse u vinte keq njerëzve për mua, dhe ndërkohë s’po kuptoja, pastaj shkova dhe e pash sepse më kishte bërë tag, por e fshiu shumë shpejt.

E pyetur për Mozzik, Dasara tha sërish të njëjtën gjë, pra që nuk i pëlqen muzika e tyre dhe ka të drejtë të shprehet!


Shtuar 28.05.2020 17:40