Një muaj larg djalit, infermierja e Infektivit: Duro jeta ime, do fitojmë për gjithë Shqipërinë!

Shqipëria ka më shumë se një muaj e cila është e izoluar plotësisht për shkak të COVID.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri ka 548 raste totale, 26 pacientë kanë humbur jetën dhe të shëruar janë 302, raporton albeu.com.

Ata që po e përjetojnë më shumë këtë luftë për jetën me COVID-19 është personali shëndetësor, të cilët prej kohësh nuk po munden të shijojnë as familjen e tyre.

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca, prej një muaji nuk shkon në shtëpi nga frika e transmetimit të këtij virusi tek familja e saj.

Ajo madje nuk ka mundur të përqafojë as djalin, të cilin e takon për së largu.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në Facebook, ku shihet djali i saj në ballkon e me një dedikim prekës.

“Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”- shkruan bashkangjitur fotos që mund t’a shikoni në galerinë e lajmit. /albeu.com/


Shtuar 18.04.2020 14:25