Nënë e një djali, Armina Mevlani surprizon Olta Gixharin (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, aktorja e njohur, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me djalin e saj, të cilin së bashku me partnerin vendosën ta quajnë Amar.

Ajo tregoi me anë të një postimi në rrjetet sociale të gjitha ndjesitë e bukura, duke e përshkruar këtë moment special në jetën e saj si parajsën e mbërritur në tokë.

Këto ditë nuk kanë munguar urimet e shumta për Gixharin, por edhe dhuratat për vogëlushin.

Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto të veshjeve dhuratë nga shoqja e saj, Armina Mevlani, krah së cilave ka shkruar: “Faleminderit @armina_mevlani sa të rritem dhe pak fare, do mi veshi mami”.

Me siguri dhuratat e Amarit duhet të jenë nga më të ndryshmet dhe të bukurat këtë periudhë dhe Olta nuk do hezitojë t’i ndajë më të gjithë këto kujtime kaq të veçanta nga miqtë e saj më të mirë.


Shtuar 27.08.2020 07:27