Në shtëpinë e saj dhe të Getoarit mbërriti dimri, Marina ndan momentet romantike (FOTO LAJM)

Me uljen e temperaturave duket se të gjithë kanë nisur të ndryshojnë garderobën, por edhe të ndezin oxhaqet për të shijuar diçka të ngrohtë.

Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren, Marina Vjollca, e cila ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku ka shkruar: “Erdhi dimri nga ne”, duke ndarë momentet e qeta dhe romantike brenda shtëpisë së saj.

Me siguri Vjollca do ta shijojë maksimalisht këtë stinë, pasi ka nxituar ta hapë menjëherë oxhakun e të shijojë ngrohtësinë në shtëpi pranë më të dashurve të saj.


Shtuar 1.10.2020 07:29