Ndryshe nga herët e tjera: Kurti shkon në zyrë në këmbë, mesazhi që jep (FOTO LAJM)

Ndryshe nga herët e tjera, kryeministri i ri i Kosovës a vendosur ta nisë javën duke shkuar në zyrë në këmbë. Kurti postoi disa foto në Instagram teksa ishte duke ecur në rrugët e Prishtinës, ku bëri thirrje që të ruhet ambienti duke shmangur lëvizjen me makina, sa herë që është e mundur.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, shkruajti Kurti.

Në shkurt Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re. Tashmë Kurti është kryeministri i ri i Kosovës. Pak javë më parë ai zhvilloi edhe një vizitë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së postit të ri.


Shtuar 24.02.2020 09:07