Miranda Kerr thyen heshtjen, flet për fëmijën që ish-partneri po pret me Katy Perry (FOTO LAJM)

Aktorja australiane ka qenë mbështetëse e ish-partnerit të saj dhe të fejuarit aktual të Katy Perry-t, teksa mezi presin lindjen e vajzës së vogël.

Modelja 37-vjeçare e ‘Victoria’s Secret’ shkroi një mesazh prekës në mediat sociale të Katy Perry-t, teksa këngëtarja tregoi barkun e rritur.

Miranda, e cila ka një djalë 9-vjeçar me Orlandon, Flynn, ka folur mirë Katy-n që do të bëhet nënë së shpejti.

Në foton që këngëtarja ndau dje, ajo tërhoqi vëmendjen me disa poza të ëmbla, e veshur me një fustan dhe duke mbajtur dorën mbi barkun e rrumbullakosur.

Miranda thjesht shkruajti: “Mama e mrekullueshme”, përkrah një emoji zemre.

Miranda mori shumë mesazhe nga fansat teksa e vlerësuan për qasjen pozitive dhe përkrahjen e grave të tjera.

Miranda qëndroi e martuar me aktorin e ‘Pirates Of The Caribbean’ nga 2010 deri në 2013. Miranda gjithashtu foli hapur për revistën ‘People’ në 2017 në lidhje me dinamikën e ‘familjes moderne’.

“Ne jemi një familje modern. Orlando dhe unë jemi si familje, ai është si një vëlla për mua. Është shumë e çuditshme, por ne me të vërtetë kujdesemi për njëri-tjetrin dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, kështu që ndihem shumë me fat.”- i tha ajo botimit.


Shtuar 30.05.2020 12:53