Milot Rashica surprizon prindërit, u dhuron makinën super luksoze (FOTO LAJM)

Milot Rashica u ka blerë prindërve makinën luksoze.

Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, kohët e fundit është duke qëndruar në vendlindje

Derisa po qëndron pranë prindërve ai ka vendosur që t’u bëjë dhuratë një makinë të tipit Range Rover, si mirënjohje për përkushtimin e tyre prindëror.

Ka qenë babai i tij ai i cili ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi të veturës së re dhe ka falënderuar djalin për këtë dhuratë të veçantë.

“Dhurata çdo herë është e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Faleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve, Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00″, ka shkruar ai në Facebook.


Shtuar 16.07.2020 06:49