Formacionet zyrtare Milan-Torino (FOTO LAJM)

Milani sonte në mbrëmje do të zbresë në fushë për të luajtur sfidën çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Torinos.

Kuqezinjtë kanë bërë disa ndryshime në formacion, teksa nga minuta e parë në sulm do të luajë Piatek dhe Rebic dhe jo Ibrahimovic dhe Leao.

Musacchio është rikthyer nga minuta e parë në mbrojtje, ndërkohë që Bonaventura ka zënë vendin e Calhanoglu. Në krahun tjetër Torino përgjigjet me Berenguer, Verdi dhe Belottin në sulm, teksa klubi granata synon të rikthehej nderin pas humbjes së turpshme 7-0 nga Atalanta në kampionat.


Shtuar 28.01.2020 19:47