Pengmarrja e Jak Prengës, arrestohet tjetër anëtar i familjes Hajri

Policia vijon operacionin për kapjen e personave të përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës, në kuadër të të cilit një person është arrestuar në Kavajë psi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e 49-vjecarit.

Media ka përcjellë infoormacionet e fundit nga aksioni policisë, ku personi i arrestuar dyshohet se ka marrë pjesë në krimin e familjes Hajri si duke ndihmuar në fshehjen e ngjarjes.

Burime nga Kavaja ndërkohë bëjnë me dije për Faxëeb.al se kanë qenë 4 furgona policie dhe një numër i larte efektivësh që kanë zbarkuar në këtë qytet dhe kanë rrethuar banesën e personit me iniciale F.Xh i cili është i dyshuari si i përfshirë në këtë vrasje

Burime bëjnë me dije se i arrestuari akuzohet se ka fshehur provat që do të çonin në zbardhjen e vrasjes së Prengës

11 ditë pasi u mor peng në mes të Kamzës, Policia e Shtetit ka zbuluar fatin e 49 vjeçarit Jak Prenga, i cili ka humbur jetën si pasojë e dhunimit barbar që është ushtruar ndaj tij, në përpjekje për ta çuar drejt një resorti në zonën e Shijakut.

Që prej fillimit u duk se çështja nuk ishte një konflikt banal, siç u tentua të raportohej nga ana e policisë se konflikti kishte ndodhur për shitjen e një makine, pasi më shumë se gjithçka fliste heshtja e familjes së tij, shkruan Fax web.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushëkrujës.


Shtuar 28.01.2020 19:52