DETAJET/ 23-vjeçari në Shkodër u ekzekutua me 14 plumba automatiku (FOTO LAJM)

Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme ku pas një sherri për motive të dobëta është ekzekutuar me armë zjarri një i ri.

Viktima është personi që po shikoni në foto, Gledis Kraja, 23-vjeçar.

Burimet bëjnë me die se Kraja është ekzekutuar me 14 plumba automatiku.

Dyshohet se Kraja ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në këtë lagje, në momentin që iu bë atentati.

Autori, gjithashtu, mësohet se ka qenë në një tjetër automjet, në momentin që ka qëlluar me automatik, drejt makinës së Krajës.

23-vjeçari u dërgua në spitalin e Shkodrës, pak momente pasi u qëllua, por nuk ka arritur të mbijetojë dot dhe ndërroi jetë. Paraprakisht dyshohet se atentati ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta. /albeu.com/


Shtuar 17.08.2020 21:02