Burj Khalifa u kujton njerëzve të qëndrojnë në shtëpi edhe në gjuhën shqipe (FOTO & VIDEO)

U ndriçua në solidaritet me disa nga vendet më të prekura nga koronavirusi, duke treguar ngjyrat kombëtare jo vetëm të Kinës, por edhe të Italisë dhe Spanjës.

Këtë javë, Burj Khalifa i Dubait, rrokaqielli më i lartë në botë, ndezi edhe një herë dritat e tij, për t’i kujtuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe se “ne jemi të gjithë në këtë së bashku”.

Të mërkurën e kaluar, kulla shfaqi mesazhin e saj për të ndjekur masat e karantinës në gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ajo u pasua nga një siguri se bota është së bashku në këtë kohë krize.


Shtuar 28.03.2020 22:54