Koronavirusi, ndërron jetë i riu shqiptar në New York

Në New York është shënuar viktima e parë shqiptare nga koronavirus.

Andre Ljuljovic vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi, ka njoftuar të shtunën pasdite shkolla e mesme “Archbishop Stepinac” në White Plains, New York, raporton gazeta “Ilyria”.

Ai kishte diplomuar nga shkolla e mesme më 2007 dhe merrej me shumë me sport.

Andre, prindërit e të cilit janë emigrantë shqiptarë, është i pari shqiptaro-amerikan që dihet se ka vdekur nga Covid-19.

Westchester, vendi ku ai jetonte, ka qenë një nga pikat e para të përhapjes së koronavirusit, shkruan illyriapress.

Rasti i tij është edhe një tregues se sëmundja mund të jetë e rrezikshme dhe vdekjeprurëse edhe për moshat e reja.

Shumë pjesëtarë komunitetit shqiptaro-amerikan shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. |Unë isha në dasmën e tij, tetorin e kaluar. I tronditur|, shkroi njëri prej tyre.


Shtuar 29.03.2020 06:14