Arrestohet Kastro gjatë xhirimit të klipit të ri (FOTO LAJM)

Kastro është prangosur nga autoritet për mos respektimin e masave.

Kastro gjatë ditës së sotme kishte filluar xhirimin e klipit të ri, por jo gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Reperi ishte arrestuar nga policia gjatë xhirimeve kjo kinse për mos respektimin e masave të COVID-19, reperi ndau një postim lidhur me këtë çështje dhe tregoi se tani është liruar.

“Unë sot jam arrestuar e u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri në mënyra shumë të rregullta, me maska dhe distancë”.“Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar. Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, ka shkruar ai në mbishkrim.


Shtuar 16.08.2020 20:28