“Arratisen” bashkë me fëmijët, Kim dhe Kanye në tentativë për të shpëtuar martesën (FOTO LAJM)

Kim Kardashian dhe Kanye West raportohet se kanë ndërmarrë një udhëtim, si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.

Të dielën, reperi amerikan u fotografua së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, Saint në një avion privat në Wyoming.

TMZ citon burime pranë çiftit, të cilët janë shprehur se Kim dhe Kanye janë bërë bashkë për një udhëtim familjar, për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit për të shpëtuar martesën e tyre që ka qenë në krizë prej kohësh.

Dyshja u fotografua bashkë së fundmi në Wyoming, pak ditë pas disa deklaratave që reperi bëri ndaj të shoqes.

Gjatë fushatës presidenciale, reperi rrëfeu se ai dhe Kim kishin menduar abortimin e vajzës North, që tashmë është 7-vjeç.

Ndërkohë që më pas, përmes një serie postimesh në Tëitter, Kanye shkroi se ajo ishte përpjekur për ta mbyllur në spital dhe se kishte tentuar të divorcohej me të.

Pak orë më vonë këto postime u shoqëruan me një ndjesë publike drejtuar Kardashian. Reperi shkroi se ishte penduar “që bëri publike diçka që ishte private.”, ndërsa pranoi se e ka lënduar yllin televiziv me deklaratat e tij.


Shtuar 3.08.2020 11:05