Aksident me motor, plagosen rëndë dy të rinj (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerret ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Mësohet se një motor është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj që po udhëtonin me motor.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të asidentit.


Shtuar 11.06.2020 18:29