3 viktima nga koronavirusi në Itali, mediat marrin vendimin drastik për publikun (FOTO LAJM)

Në Itali të prekura nga koronavirusi janë edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që në emisionin e djeshëm drejtpërdrejt “Non è la d’Urso”, të dalë në transmetim pa publik në studio.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin “Mattino 5” të së hënës si dhe “Le Iene” që transmetohet të martën dhe të enjten.

Të lidhura

None found

“Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona.

Thuhet se ‘the show must go on’, por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo. Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku”, tha Barbara d’Urso në një postim në Instagram.

Edhe drejtuesit e programit “Le Iene” thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publik në studio.


Shtuar 24.02.2020 07:31