Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë këtë të hënë (20 mars) ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.
Mësohet se seanca do të zhvillohet në orën 12:00 ndërsa Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.
SPAK vendosi sekuestrimin e disa prej pasurive të bosit të lojërave të fatit tashmë në kërkim Ervis Martinaj, pak javë më parë me dyshimin se këto pasuri janë me burime kriminale.
Pasuritë e sekuestruara
- Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
- 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Subjekti “Ervis Martinaj” Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
- Subjekti “Drenica Martinaj” Subjekti “V.K” Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
- Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
- Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë me sip.7 000 m2 në Patok Arë në Fushëkuqe, Kurbin
- Sip.12 145 m2 Arë në Patok, Kurbin
- Sip.1 973 m2 Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2 Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin Arë me
- Sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin Truall
- Ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato Truall
- Ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
- Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
- Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
- Llogari kursimi për fëmijë/Albeu.com/