Era Istrefi merr vëmendje me stilin, teksa shfaqet provokuese në pozat e reja

Ajo është njëra nga artistet shqiptare që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

Biondja gjithashtu vetëm në Instagram ndiqet nga mbi një milion njerëz, për të cilët publikon imazhe e video të ndryshme.

Bukuroshja shfaqet me një stil të veçantë të veshjes, ku edhe mori vëmendje me aksesorë të shumtë.

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Era po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e angazhuar si me projekte, ashtu edhe me koncerte

 


Shtuar 15.01.2024 11:56