Trupat turke futen në Libi, gjenerali Haftar merr qytetin e rendësishëm

Forcat e gjenerali Khalifa Haftar kanë mundur të marrin qytetin e rendësishëm të Sirtes në bregun e Mesdheut duke larguar prej aty forcat e kryeministrit Fayez al-Sarraj.

Sirte është vendlindja e ish-liderit të Libisë Gadafi, prandaj përmban edhe një rendësi simbolike në luftën civile që nuk po mbaron në Libi.

Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare të Libisë i kërkoi Brukselit të mos dërgojë delegacionin e tij në Tripoli për të gjetur ndërmjetësim politik për krizën e luftës, duke eleminuar në mënyrë efektive përpjekjen europiane.

Misioni i drejtuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, bashkë me ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Italisë duhej të kishin mbërritur sot në kryeqytetin Libian, por “çështjet e sigurisë” e kanë bërë udhëtimin të ndërlikuar dhe të rrezikshëm.

Pak ditë më parë, Presidenti Erdogan njoftoi futjen e trupave turke dhe milicëve të mbështetur për Turqisë në Libi, të cilët do të jenë në krah të qeverisë islamiste të Tripolit, e cila kundërshtohet pikërisht nga gjenerali Haftar.


Shtuar 7.01.2020 08:17