Tashmë 15 vjeçe, njihuni me vajzën super yll të Monica Bellucci-t (FOTO LAJM)

Thonë që vajzat ngjajnë nga babai, por vajza e Monica bellucci-t dhe Vincent Cassel, ia ka bërë me hile babit kur ka marrë të gjitha tiparet e nënës së saj.

Megjithatë 15-vjeçarja, njihet me emrin Deva Cassel, dhe aktori francez sigurisht që ndihet krenar për këtë vajzë të bukur që ka dhe që mban jo vetëm mbiemrin e tij pas ndarjes me Monica-n, por edhe pasionin për aktrimin dhe tërheqjen magnetike të tij.

Bukuroshja ka tiparet e nënës së saj, flokët e njëjtë, sytë, hundën pak më të rrumbullakët dhe mollëzat e ngritura, për të mos përmendur buzët.

Deva gjithashtu po përgatitet të ndërmarrë hapat e nënës.

Ajo është bërë imazhi i një parfumi të ri të Dolce & Gabbana, një markë me të cilën Monica ka një lidhje të veçantë.


Shtuar 29.08.2020 08:08