SHBA nën ankthin e protestave, vritet mes turmës një 19 vjeçar

Protestat pas vdekjes së një personi gjatë arrestimit, ka sjellë viktimën e parë në SHBA.

Një 19 vjeçar është vrarë gjatë të shtënave në një turmë me protestues në Detroit mbrëmjen vonë të së premtes, raporton departamenti i policisë në një deklaratë.

Policia thotë se të shtënat nuk dihet se nga kanë ardhur ndërsa djali humbi jetën më vonë në spital.

Policia e Detroit nuk mund të konfirmojë nëse viktima ishe pjesë e protestuesve por të shtënat kanë ndodhur gjatë protestës.

Më herë drejtori i policisë së Detroit tha se një person është arrestuar pasi u përpoq të dhunonte një officer policie.


Shtuar 30.05.2020 08:50