Riaktivizohet vullkani në Siçili, banorët në panik (VIDEO)

Vullkani me emrin ‘Stromboli” në brigjet e ishullit italian të Siçilisë është riaktivizuar sërish, pas një viti.

Një shpërthim i fortë, rrjedhje zjarri që ishte drejtuar drejt vendbanimeve dhe një re e madhe tymi në qiell janë parë në ishull. Ishte ora pesë e mëngjesit kur Strambloi zgjoi të të gjithë ishujt e Aelosë me një ulërimë të fòrtë dhe dridhje.

Ndërsa nga pikëpamja sizmike u regjistruar një sekuencë e shkurtër e ngjarje shpèrthyese dhe një rritje në amlitudën e dridhjes së vullkanit.

Për fat të mirë nuk u regjistrua asnjë dëmtim pasi vullkani monitorohet vazhdimisht nga Insituti i Vullkanologjisë pas dy shpërthimeve . Gjithashtu pas fenomenit të ndodhur nëj vit më parë vullkani është mbajtur gjithmonë në vëzhgim nga ekspertet dhe eskursionet në kratere janë ndaluar edhe pse sjellin me qindra turist në ishull çdo ditë.


Shtuar 19.07.2020 11:10