Pëson rritje numri i bilancit ditor të viktimave në Spanjë

Gjatë 24 orëve të fundit, Spanja ka shënuar 331 viktima të reja nga koronavirusi. Kjo shifër shënon një rritje të numrit, karahasuar me një ditë më parë, kur ishin raportuar 288 viktima.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja COVID-19 ka arritur në 23.521.

Sipas raportimeve ka 1,831 infeksione të reja, megjithëse kjo shifër numëron vetëm raste të konfirmuara përmes testeve PCR, të cilat identifikojnë njerëzit me një infeksion aktiv në kohën e testimit.

Që nga e diela, qeveria ka raportuar vetëm infeksione të konfirmuara me anë të kësaj metode, dhe jo teste serologjike, të cilat matin antitrupat në gjak.

Pas Shteteve të Bashkuara, Spanja është vendi i dytë në botë që është goditur më së shumti nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 209.465.


Shtuar 27.04.2020 11:12