Lot e dhimbje, përcillet për në banesën e fundit çifti shqiptar (FOTO LAJM)

Të afërm e familjarë janë mbledhur sot për të bërë homazhet e fundit për Veton dhe Lindita Musai, dy të rinjtë që sapo kishin festuar përvjetorin e parë të martesës.

Ata u vranë më 31 dhjetori në mënyrë tragjike në shtëpinë e tyre në Parkville.

Mediat e huaja kanë publikuar foto të dhimbshme të momenteve gjatë ceremonisë së homazheve në Carlton North.

Osman Shaptafaj qëlloi me armë vajzën e tij Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrin Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital.

Vete autori ndodhet ne gjendje kritike ne spital, pasi qelloi veten pas krimit. Deshmia e tij pritet te hedhe drite mbi motivin e kesaj ngjarje te rende.


Shtuar 4.01.2020 08:31