Një bazë ushtarake e Irakut goditet nga disa raketa

Një bazë ushtarake ajrore që ndodhet Balad të Irakut është goditur nga tetë raketa të llojit “Katyusha”.

Sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria irakiane, katër oficerë të forcave ajrore kanë mbetur të plagosur nga ky sulm, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Kjo bazë ajrore strehon edhe ushtarë amerikanë si dhe kontraktorë të huaj dhe ndodhet 46 milje në veri të Bagdadit.


Shtuar 12.01.2020 21:03