Në ditët më të vështira, Meghan “braktis” Harryn (FOTO LAJM)

Harry dhe Meghan kanë qenë këto dy ditë në vëmendje të të gjithë mediave pas lajmit se ata kanë hequr dorë nga roli mbretëror.

Pas zhurmës, Daily Mail ka mësuar se Meghan ka marrë valixhet dhe është nisur për në Kanada duke e lënë Harryn të merret me pasojat e vendimit. Ajo ka shkuar atje për djalin e tyre, Archie, i cili ndodhet me dadon në Amerikën e Veriut.

Në media janë aluduar shumë arsye pse çifti mori këtë vendim që nga përçarja e familjes deri tek hatërmbetjet me mbretëreshën.


Shtuar 10.01.2020 11:02