Mposhti sfidën me Covid-19, Boris Johnson gati për t’u rikthyer në punë

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson do të rifillojë punën pas sfidës së madhe që kaloi.

Ai është parë sot në zyrën e tij, ndërsa pritet të rikthehet nesër në punë.

Kthimi i tij i heq komandën Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab pas gati tre javësh që ka drejtuar në vend të Johnson.

Kryeministri britanik u shtrua në Spitalin St Thomas në Londër dy javë më parë ku qëndroi gjashtë ditë, duke përfshirë tre net në kujdes intensiv.

Rikthimi i tij në zyrë, më parë nga sa kishin parashikuar disa ekspertë, vjen pasi kabineti po përballet me vendime të vështira nëse do të lehtësohen masat e bllokimit.


Shtuar 26.04.2020 19:30