Moderatori i njohur amerikan rezulton pozitiv me COVID-19 (FOTO LAJM)

Përhapja e koronavirusit vazhdon me ritme mjaft të shpejta në vende të ndryshme të botës, duke mos kursyer as personazhe të njohura të ekranit, sportit, apo dhe botës së artit.

Së fundmi edhe prezantuesi i njohur amerikan, Andy Cohen përmes një postimi në Instagram njoftoi se ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Pas disa ditësh vetëkarantinim dhe duke mos u ndier mirë, unë kam rezultuar pozitiv me coronavirus. Tani do të përqëndrohem të bëhem më mirë. Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë, që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne dhe i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre”.

Cohen është drejtues i programit “Watch What Happens Live” dhe babai i djalit 1-vjeçar, Benjamin.


Shtuar 23.03.2020 13:52