Merkel futet në karantinë, doktori që i bëri vaksinën del pozitiv me koronavirus

Angela Merkel është mbyllur në karantinë, njofton zëdhënësi i saj.

Ky vendim është marrë pasi Merkel ka kontaktuar me një doktor i cili i ka bërë një vaksinë. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kancelarja do i nënshtrohet testit për të mësuar nëse edhe ajo është prekur apo jo.

Zëdhënësi i Merkel tha se ajo ishte e informuar në lidhje me testin e mjekut menjëherë pas mbajtjes së një konference për shtyp sot.

Zëdhënësi tha se Merkel kishte marrë një vaksinë paraprake kundër pneumokokut.

Kancelaria do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia për momentin.


Shtuar 22.03.2020 20:37