Aksident i rëndë në Lezhë-Tiranë: Makina merr përpara këmbësorin, në gjendje kritike për jetën (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Tiranë.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se një person është lënduar rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rrilë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksident. /albeu.com/

 


Shtuar 26.10.2021 20:45