E përplasi makina në autostradë, këmbësori ndërron jetë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Burimet bëjnë me dije se një makinë në shpejtësi ka përplasur shtetasin Pal Vathi i cili u dërgua me shenja jete por në gjendje të rëndë në spital.

Shtetasi në fjalë ka ndërruar jetë pak minuta më parë duke mos u mbijetuar plagëve të rënda nga përplasja. Policia bën me dije se ka shoqeruar në polici shoferin dhe pritet versioni zyrtar mbi ngjarjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V., banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/