35 të helmuar nga uji në Krujë? Policia zbardh detajet: Priten analizat nga Tirana

Ditën e sotme për mediat u bë publike lajmi se në Krujë janë helmuar të paktën 50 persona dhe dyshohet se helmimi i tyre ka ndodhur nga uji i pijshëm.

Menjëherë ka reaguar policia ku sipas njoftimit zyrtar, 35 persona janë paraqitur në spital për të marrë mjekimin pas shenjave të helmimit.

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë…”-njofton policia e Shtetit.

Reagimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve. /albeu.com/

 


Shtuar 25.10.2021 17:59