Tjetër tradhëti?! Tomor Alizoti kundër Bashës: Nëse nuk shkojnë me “foltore” na kryqëzojnë demokratët, nëse shkojmë na kryqëzoni ju

Ditën e sotme në deklaratat e mbajtura, deputeti Tomorr Alizoti ka dalë kundër liderit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Sipas informacioneve, mësohet se ai i ka kërkuar Lulzim Bashës që të mos sillet sikur partia është në një situatë normale, pasi PD-ja është në krizë të thellë sipas tij.

“Në anije ka rënë zjarr, ne nuk mund të sillemi si në situatë normale. Kjo që po ndodh është një përplasje mes teje dhe Sali Berishës. Ti nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore. Nëse nuk shkon në foltore të kryqëzojnë demokratët, nëse shkon të kryqëzoni ju. Askush s’ka pse futet në këtë përplasje. Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve.” mësohet të ketë thënë Tomor Alizoti./albeu.com/