Hyundai është duke punuar për gjeneratën e re të Elantra N, e cila pritet të ofrojë një hap të rëndësishëm përpara në aspektin e performancës.
Të lidhura
None found
Automjeti do të ndërtohet mbi platformën e Elantra-s së ardhshme, ndërsa pamja e tij parashikohet të jetë më e theksuar dhe agresive, me detaje sportive karakteristike për linjën N.
Sipas pritjeve, modeli mund të marrë motorin 2.5-litërsh turbo, me një fuqi prej rreth 300 kuajsh fuqi.
Me këtë konfigurim, Elantra N do të pozicionohej si rivale e drejtpërdrejtë e makinave si Honda Civic Type R dhe Volkswagen Golf R.
Hyundai besohet se do të vazhdojë të ofrojë kambion manuale me gjashtë shpejtësi, përveç transmisionit automatik me dy friksione.
Edhe hapësira e brendshme pritet të përditësohet me ulëse sportive, komanda të dedikuara N dhe teknologji më të avancuar.
Prezantimi i versionit të ri mund të ndodhë gjatë vitit 2027, ndërsa dalja në treg parashikohet si model i vitit 2028.
Çmimi pritet të jetë më i lartë sesa ai i modelit aktual, por Hyundai synon ta mbajë Elantra N konkurruese në kategorinë e makinave kompakte sportive. /Telegrafi/
