Zyrtarizohet formati i ri, Botërori i Klubeve do të luhet me 32 skuadra

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë gjithmonë fanatik i idesë që në Botërorin e Klubeve të ketë shumë skuadra. Sot në këshillin e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë është miratuar një projekt që do të marrë jetë në qershor-korrik 2025. Do të jenë 32 ekipe që do të marrin pjesë në garë dhe shpërndarja do jetë si më poshtë:

AFC (Azia) 4 klube

CAF (Afrika) 4 klube

Concacaf (Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet) 4 klube

CONMEBOL (Amerika e Jugut) 6 klube

OFC (Oqeania) 1 klub

UEFA (Europa) 12 klube

Vendi organizator 1 klub

Botërori i Klubeve për vitin 2023 do të mbahet në Arabinë Saudite, turne ky i programuar të luhet nga 12 deri në 22 dhjetor të vitit 2023.


Shtuar 14.02.2023 19:29