Zyrtare/ Milot Rashica lojtari më i ri i Galatasarayt

Milot Rashica do të jetë lojtari më i ri i Galatasarayt, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që ka kaluar në formë huazimi në kampionatin turk nga skuadra e Norëich City.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra turke nëpërmjet një psotimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se tashmë gjithçka është mbyllur mes palëve, dhe se Rashica ka mbërritur në Stamboll për të firmosur me gjigandët turk.

“Milot Rashica, me të cilin filluam negociatat për transferim, ka mbërritur herët në mëngjes në Stamboll”, shkruan klubi turk, ku Rashica paraqitet me shallin e skuadrës turke./ h.ll/albeu.com

Shtuar 8.09.2022 11:15