Zyrtare: Mbrojtësi i Teutës transferohet te Ballkani

21-vjeçari Elmando Gjini do të nisë një aventurë të re në Kosovë me fanellën e Ballkanit. Mbrojtësi largohet nga Teuta (u bashkua me durrsakët në merkaton e janarit) dhe transferohet te kampionët në fuqi të Kosovës. Ka qenë vetë klubi i Teutës që ka zyrtarizuar këtë transferim me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

“Klubi i futbollit Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Ballkanin për transferimin e Elmando Gjini në kampionatin Kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtësit 21-vjeçar është arritur ditën e sotme.

Faleminderit Fanella me nr. 92 për gjithçka. Klubi dëshiron të falënderojë Elmando Gjinin për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e Teutës dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.


Shtuar 20.08.2024 09:58