Zyrtare: Kukësi bën merkato në Serbi, afron një sulmues të djathtë

Kukësi zyrtarizon afrimin e pestë në ekip, pas Hilës, Dacit, Ndrecës dhe Basës. Alija Krnic është lojtari më i ri i skuadrës verilindore, që ka nënshkruar për dy sezone.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathte Alija Krnic është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin një kontrate dy vjecare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Krnic vjen te Kukësi nga kampionati serb, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Javor Matis në Superlige. Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e ekipeve si Decic Tuz, Almudevar e Iskra. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellën e ekipit tonë”, njofton klubi verilindor.


Shtuar 25.06.2021 13:38