Barcelona merr lajmin e mirë për Raphinhan pas lëndimit me Brazilin

Raphinha iu nënshtrua të premten në mëngjes ekzaminimeve mjekësore në qendrën stërvitore Joan Gamper, për të përcaktuar shkallën e shqetësimit në kofshën e djathtë.

Të lidhura

None found

Sulmuesi brazilian pësoi edemë muskulore gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Brazilit. Ai u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen e parë miqësore, ndërsa në takimin e dytë luajti vetëm në pjesën e parë.

Kontrollet mjekësore sollën lajme qetësuese, pasi sipas gazetës Sport u përjashtua një dëmtim më i rëndë i muskujve. Ky rezultat është pozitiv për trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick.

Edhe Mundo Deportivo raportoi se ekzaminimet kanë larguar shqetësimin në klubin katalunas dhe konfirmoi se Raphinha pritet të jetë i gatshëm për përballjen e së shtunës në La Liga kundër Getafes.

Barcelona kishte marrë më herët sinjale nga vetë futbollisti se problemi nuk ishte përkeqësuar, por drejtuesit kërkuan që kjo të verifikohej përmes testeve mjekësore.

Megjithëse rezultatet janë pozitive, stafi i Flickut do ta monitorojë me kujdes gjendjen fizike të brazilianit gjatë javës së ardhshme. Barcelona do t’i rikthehet stërvitjeve të hënën.


Shtuar më 2.10.2026 16:58

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet