Qendra për Menaxhimin e Krizave bëri të ditur se në një hapësirë të hapur, poshtë fshatit Rastak, ka rënë zjarr.
Të lidhura
None found
Zona e prekur ndodhet në vijën kufitare mes territoreve që administrohen nga komunat Gazi Baba dhe Butel.
Nga flakët janë përfshirë bar i gjatë e i thatë, si dhe një sipërfaqe me pyll të ulët.
Sipas QMK-së, ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit janë lajmëruar dhe po nisen drejt vendngjarjes për të ndërhyrë.
