Finalja e Carabao Cup ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit do të zhvillohet në prani të tifozëve.
Super dueli që është paraparë të zhvillohet me 25 prill do të mirëpresë tifozët.
Të lidhura
None found
Sipas “BBC Sport”, finalja do të ketë rreth 8 mijë tifozë të pranishëm në Wembley.
Ky vendim është një testim për të parë mbarëvajtjen e situatës në Angli, ku pastaj parashihet një rikthim i tifozëve deri në verë.
