Philippe Coutinho është tashmë histori te Barcelona. Mesfushori brazilian largohet në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit tek Aston Villa, me një opsion blerjeje në fund të tij.
Coutinho ka një kontratë me klubin e Barcelonës deri në vitin 2023, pasi mbërriti në janarin e vitin 2018 për 150 milion euro dhe për asnjë moment nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.
Vlera momentale e brazilianit është vetëm 18 milion euro duke treguar qartë dështimin e tij në Camp Nou.
Tani ai është ribashkuar tek Aston Villa me Steven Gerrard, i cili ishte partneri i tij te Liverpooli. Ka qenë pikërisht trajeri Villas ai që ka luajtur një rol kyç në negociata duke e bindur brezilianin të luante sërish në Premier League nën komandën e tij.
Për skuadrën e Barcelonës, largimi i tij është një nga arritjet e mëdha të merkatos së dimrit. r.t/albeu.com
Welcome, Philippe Coutinho! ?
Aston Villa and FC Barcelona have agreed terms for Philippe Coutinho to spend the rest of this season on loan at Villa Park. ??
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 7, 2022