Coutinho mund të përfundojë në Francë, Marseille opsion i mundshëm

Një ndër çështjet strategjike te Barcelona është ajo e Coutinho. Braziliani ka një pagë shumë të lartë dhe një rënie të ndieshme të vlerës së kartonit. Nëse do të largohej në këtë merkato, barcelona do të kursente rreth 50 milionë euro të pagës ndaj dhe klubi po kërkon ti gjejë një sistemim në një klub tjetër, edhe pse kjo vështirsohet edhe për shkak të dëmtimit që ka kaluar futbollisti.

Një nga klubet e fundit është interesuar për të është Olympique Marseille, francezët me të cilët Barcelona ka marrëdhënie mjaft të mira po studiojnë blerjen e futbollistit. Ky është një operacion i komplikuar ndaj dhe Marseille po kërkon një sponsor për të përballuar kostot e transferimit dhe pagës së Coutinhos siç bën të ditur L’Equipe.

Klubi blaugrana po bën sondazh në kampionate të ndryshme ku mund të transferohet Coutinho. Në Premier League ai vazhdon të ketë një vlerësim pozitiv që nga eksperienca që kaloi aty me Liverpoolin, ndërkohë që lehtësirat fiskale në Itali mund të bëjnë më të thjeshtë afrimin e tij për klube të Serisë A. Gjithsesi për t’i gjetur një sistemim Coutinho-s, do të jenë shumë të rëndësishme ndeshjet parapërgatitore në mënyrë që klubet që e dëshirojnë të krijojnë një ide më të qartë për gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që ka kaluar.


Shtuar 12.07.2021 15:39