Pas zgjedhjeve me mjaft polemika për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë, ka reaguar Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF.
Në një intervistë për “Sport News”, Shako është shprehur se sot është bërë një mashtrim i shëmtuar dhe se po provohet të trukohen zgjedhjet.
“Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë”, tha Shakohoxha. /albeu.com