Serialit “Gareth Bale” i është shtuar një episod i ri. Lojtari uellsian u largua nga Reali, por dëshiron të qëndrojë në Madrid.
Sipas raportimeve spanjolle, agjenti i futbollistit 32-vjeçar i propozoi Getafen, diçka që u zbulua nga presidenti i “Athlones”, Angel Torres.
Getafe president Torres reveals: “We spoke to Gareth Bale’s agent just 45 minutes ago, they offered him to us”, tells @afernan9. ??????? #transfers
“We will consider and study this possibility”, he added.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2022
“Ne folëm me agjentin e Bale 45 minuta më parë. Na e sugjeruan. “Ne do të mendojmë për këtë dhe do ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Torres.
Anësori uellsian luan për Realin që nga viti 2013, megjithatë ai u la i lirë këtë verë dhe tashmë është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij, e cila mund të jetë në të njëjtin qytet.
Kujtojmë se pak ditë më parë emri i Bale u përmend në mediat angleze për një interesim të mundshëm të Cardiff. /albeu.com/