Penalltia e mohuar për Kombëtaren, ankesë ndaj gjyqtarit në UEFA: Irlandezi ka një histori të bujshme

Rob Henesi, shkaktoi pakënaqësi të mëdha te Kombëtarja, pasi nuk akordoi penallti për Myrto Uzunin ndaj Finlandës.

Vendimi i gjyqtarit irlandez u mbështet nga skocezët në dhomën e VAR. Episodi i Uzunit u konsiderua simulim, teksa Finlanda fitoi me rezultatin 2-1.

Të lidhura

None found

Kjo nuk është hera e parë që Henesi bën bujë në një ndeshje ndërkombëtare. Ishte vera e vitit 2021, kur maltezët e Hibernians u ankuan zyrtarisht në UEFA pas gjykimit në Ligën e Konferencës.

HISTORIA- Hibernians kishte fituar 0 me 1 në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Rigës, dhe po bëhej klubi i parë maltez që do të shkonte në grupet e një kompeticioni europian. Fillimisht ishte një vendim i diskutueshëm për pozicion jashtë loje në Ligën e Konferencës, që i mohoi Hibernians një gol të dytë. Riga ndërkohë e dërgoi ndeshjen në shtesë duke shënuar në fund për rezultatin 1-2 në Maltë.

Një lojtar i Hibernians u largua me karton të kuq për të vështirësuar llogaritë pasi ndeshja shkoi me shtesa. Po ashtu edhe trajneri me një tjetër lojtar të Hibernians nga pankina u ndëshkuan me karton të kuq. Rezultati pas 120 minuta ishte 4-1 në favor të Rigës.

POLITIKA- Qeveria në Maltë po ashtu ndërhyri pasi gjykimi u konsiderua skandaloz. Asokohe ishte Ministri i Punëve të Brenshme, Byron Camilleri, që reagoi pas humbjes për vendimet në fushë.

DEKLARATA E HIBERNIANS- “Kemi dërguar një letër zyrtare proteste në UEFA pas sjelljes së papranueshme të ekipit të arbitrimit në ndeshjen e së enjtes së kaluar kundër FC Riga. Klubi ka kërkuar një hetim zyrtar për incidentet që karakterizuan ndeshjen. Edhe pse e dimë se kjo nuk do ta ndryshojë rezultatin, mbetemi të vendosur që drejtësia të vihet në vend për Hibernians FC”.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/sekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis giriş