BMW M ka shënuar një arritje të rëndësishme me prodhimin e automjetit të saj të një miliontë. Bëhet fjalë për një BMW M3 të veçantë, të lyer në ngjyrën Fire Orange III, e cila u prodhua në fabrikën e kompanisë në Mynih.
Të lidhura
None found
Megjithatë, zhvillimi kryesor lidhet me gjeneratën e ardhshme të modelit.
BMW ka konfirmuar se M3-ja e re do të jetë plotësisht elektrike dhe se prodhimi i saj në Mynih do të nisë në vitin 2027.
Për ta mundësuar këtë, uzina do të përshtatet për prodhimin e automjeteve elektrike, përmes një investimi që kap vlerën e rreth 650 milionë eurove.
Modeli elektrik do të jetë automjeti i parë me performancë të lartë nga BMW M që do të bazohet në teknologjinë e re Neue Klasse. /Telegrafi/
