Leo Messi u largua nga Barcelona pasi mbaroi kontratën e tij në verën e vitit 2021 dhe i dha fund karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si lojtar i Barcës. Por historia mund të kishte qen ndryshe nësi argjentinasi do të kishte rinovuar në 2020.
Këtë të mërkurë, gazeta ‘El Mundo’ publikoi përmbajtjen e një sërë emailesh mes Jorge Messit, babai dhe agjenti i argjentinasit, avokatët e tij dhe ish-presidenti Josep Maria Bartomeu dhe bordi drejtues i Barçës për kërkesat e ’10-ës për zgjatjen e kontratës.
Ndikimi i pandemisë preku ekonominë e Barçës, por nga klubi e kishin të qartë se duhej të merreshin me rinovimin e kontratës së argjentinasit dhe më 4 maj, presidenti Bartomeu i dërgoi propozimin e parë babait të Leos . Ai specifikoi “për të rënë dakord për rinovimin për një vit më shumë me një seksion që tregon se secili nga sezonet në vijim do të rinovohet automatikisht nëse Leo nuk thotë ndryshe përpara 30 prillit”, një marrëveshje që Bartomeu theksoi se “do të ishte perfekte per te gjithe”. Jorge Messi kërkoi gjithashtu një kuti në Camp Nou dhe një fluturim privat për të gjithë familjen në Argjentinë gjatë festave të Krishtlindjeve, kushte që Barça i pranoi.
Një javë më vonë Barcelonës do t’i vinte një email me 11 kërkesat e Messit:
- Kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi të njëanshme për Leo Messin.
- Paga fikse: ulje 20% e pagës fikse të 2020/21, rikuperim 10% të pagës në 21/22 dhe 10% të tjera në 22/23 me interes 3% në vit.
- Pagesa e bonuseve të besnikërisë në pritje të mbledhjes me interes.
- Kuti për familjet e Messit dhe Luis Suarez.
- Fluturim privat për Krishtlindje për të gjithë familjen në Argjentinë.
- Pagesa e shumave të shtyra në sezonin 2020/21 plus interesat në rast të përfundimit të kontratës.
- Bonus 10 milionë euro për nënshkrimin e kontratës,
- Rritja e shpërblimit në rast të rritjes së taksave.
- Eliminimi i klauzolës së ndërprerjes, e cila do të vendoset në shumën prej 10.000 euro.
- Rinovimi i Pepe Kostës.
- Nënshkrimi i zotimit të Barçës për t’i paguar Rodrigo Messit komisionet që i detyroheshin.
Pasi u morën vesh kërkesat e Messit, Barcelona u përgjigj dhe ra dakord. Megjithatë pas disa ditësh, presidenti Bartomeu refuzoi të ulte klauzolën e për lirimin e tij dhe gjithashtu refuzoi të përfshinte pagesën prej 10 milion eurosh si Premium për nënshkrimin e rinovimit.
Përveç kësaj, gjithmonë sipas informacioneve të sipërpërmendura, nga Barça kanë parkuar çdo lloj rritje të pagës së Leos derisa të ardhurat e klubit të kthehen në mbi 1100 milionë.
Familjes Messi nuk i pëlqeu ky propozim i fundit dhe e refuzoi atë, duke shkaktuar përfundimin e negociatave dhe në gusht u dërgua burofaksi i famshëm që kërkon lirimin nga Barça ./albeu.com